Liroi Ilir Xhakjan, shtyhet gjyqi ndaj gjyqtarit Tabaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 12:23
Shtyhet sërish gjyqi ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, i cili akuzohet se ka liruar Ilir Xhakjan, vrasësësin e Komisarit të Shijakut, Adem Tahiri.Shkak për shtyrjen e seancës së planifikuar për sot është bërë kërkesa e Tabakut për të ndryshuar gjyqtarin e çështjes Bujar Krasniqi.“Gjyqtari ka konflikt interesi me çështjen time pasi vajza e tij punon në ministrinë e drejtësisë” është shprehur Tabaku.Gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.