Rama takon Fylen: Zgjedhjet, vendimtare për të ardhmen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 12:09
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka njoftuar në rrjetin social “Twitter” se ka përfunduar një bisedë shumë të vlefshme për lirinë e zgjedhjeve dhe retorikën nacionaliste me Komisionerin për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule.“Përditë rritet vëmendja ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë” shkruan Rama.Sipas tij, Partia Socialiste është e vendosur të garantojë votën e lirë dhe të udhëheqë vendin drejt BE-së duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacionalizmit!