Gjirokastër, përplasen dy makina, plagoset 46-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 11:14
Një aksident me pasojë plagosjen e një 46-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit” dhe për pasojë është plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe konkretisht 46-vjeçari Arben Hila.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Nuk dihen ende arsyet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.