Kahn: Ndeshja me Suedinë, më kujtoi Shqipërinë në `98
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2012, 11:59
Ish portieri legjendar gjerman, Oliver Kahn ka thënë se barazimi i Gjermanisë me Suedinë, i`a kujtoi Shqipërinë.
"Gjatë karrierës sime kam përjetuar shumë momente emocionale, por ai që më ka lënë mbresa është në vitin 1997-1998, gjatë eliminatoreve të EURO 1998-ës. E ngjashme me atë të Berlinit, por me fund të gëzuar. Më kujtohet si sot sfida ndaj Shqipërisë. Presioni ishte tejet i lartë dhe shqiptarët mund të them që e kthyen portën time në tabelë qitjeje. Ata kaluan të parët në avantazh dhe më pas nervat tona mbetën të karikuara deri në fund. Më pas kaluam ne në avantazh dhe Shqipëria gjithmonë barazonte. Në fund triumfuam me rezultatin 4-3" deklaroi Oliver Kahn.