Petkovic: Lazio mund ta mposhtë Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2012, 11:32
Vladimir Petkovic beson se Lazio është ekipi që duhet mposhtur në ndeshjen derbi të Serie A kundër Milanit që zhvillohet të shtunën në stadiumin Olimpico.
“Gjithmonë e konsideroj ekipin tij si favorit. Megjithatë duhet të pranoj se Milani është kërcënim më i madh se sa mund të tregojë tabela, edhe pse problemet e tyre me lëndime shkojnë në favorin tonë”, ka thënë Petkovic për La Gazzetta dello Sport.
“Lazio duhet të përmirësohet dhe të mësojë si të reagojë në situata të vështira. Ne duhet të luajmë në nivel të lartë për 90 minuta”.
“Është herët të flitet për Scudetto. Ende ka shumë futboll për t`u luajtur. Ne do të duhet të presim deri në Krishtlindje për të parë nëse mund të luftojmë për titullin”, ka thënë trajneri serb.