Hodgson: Shtyrja e ndeshjes na dëmtoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2012, 12:05
Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, ka fajësuar shtyrjen njëditore të ndeshjes për paraqitjen jo mbresëlënëse të Anglisë në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Polonisë.
“Të hënën, pas seancës stërvitore në fushë, lojtarët dukeshin shumë të mprehtë dhe të gjallë. Por pastaj nuk e kisha këtë përshtypje”.
“Nuk dua të jap përshtypje se ne na është bërë dëm dhe kundërshtarëve jo. Por nëse ndeshja shtyhet, është pak më lehtë nëse ti je në vendin tënd. Ne kishim një ditë dhe një natë ekstra në hotel”, ka thënë Hodgson.