Anglia “padit” Serbinë në UEFA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 14:08
Anglia ka paditur Serbinë para Federatës Evropiane të Futbollit për shkak të incidenteve raciste nga ana e tifozëve serbë në një ndeshje të zhvilluar në këtë shtet.
Shoqata Angleze e Futbollit, përmes një deklarate ka theksuar se ka njoftuar UEFA-n për “disa incidente raciste kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.
Serbia mund të përballet me ndëshkim nga UEFA nëse shpallet fajtore.
Në ndeshjen e zhvilluar në Krueshevc, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian nën 21 vjeç.
Menjëherë pas lojës, serbët thuhet se kanë sulmuar lojtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke thirrur parulla raciste.