Shtohen shpresat për Shqipërinë, 1:0 kundër Sllovenisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 13:54
Shqipëria sfidon motin e keq dhe Sklloveninë në stadiumin “Qemal Stafa”, duke mposhtur skuadrën sllovenase 1:0. Shqipëria ka treguar një lojë të bukur me Slloveninë , në një përballje ku dominoi nga fillimi i ndeshjes.
Goli i fitores u realizua në minutën e 36-të nga Odise Roshi, duke realizuar një gol të bukur me kokë në portën e kundërshtarit, ndërsa paraqitje fantastike pati edhe portieri kosovar Etrit Berisha.
Shqipëria tani shkon në kuotën e 6 pikëve, të marra në 4 ndeshjet e para, ndërsa mbetet me shpresë për kualifikim në Kampionatin Botëror.