Inter, ja plani kinez i Morattit

Ndryshimet tek Inter kanë nisur që sezonin e shkuar me ardhjen e Andrea Stramaccionit në krye të pankinës. Por më e rëndësishme është ajo çka pritet të ndodhë në nivel drejtuesish.

Sipas asaj që shkruan sot "Corriere dello Sport", eksiston një marrëveshje mes Massimo Morattit dhe "China Railway" për blerjen e 15 % të aksioneve të klubit nga kompania kineze, që në total kushton 55 milionë euro.

Por sipas shtypit italian ekziston mundësia që aziatikët të blejnë 30 % të klubit zikaltër dhe me anë të fondeve të reja Inter në vitin 2017 mund të ndërtojë stadiumin e saj të ri, përveçse mund të ndërhyjë në merkato për të sjellë në "Appiano Gentile" elementët e duhur.