Nuk ka rinovim kontrate për Yaya Toure
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 09:39
Manchester City nuk do të fillojë bisedimet me Yaya Toure për rinovimin e kontratës deri në verën e ardhshme njofton Goal.com.Përfaqësuesit e futbollistit nga Bregu i Fildishtë thuhet se kërkojnë kontratë të re për mesfushorin kyç të kampionit në Anglisë, pasi që ekziston mundësia që në verën e ardhshme të largohet nga Etihad Stadium.Megjithatë, burime të Goal.com thonë se zyrtarë të Cityt nuk do të nguten që t`ia zgjasin kontratën aktuale të 29-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2015.Yaya Toure aktualisht merr pagë bazë javore prej 186.000 eurosh (150.000 paund), ndërsa me bonuse kjo shumë arrin 272.000 euro në javë (220.000 paund).