Song:Barca është në një nivel tjetër

Alex Song ka thënë se është transferuar në Camp Nou për të fituar trofe, ndërsa për klubin e tij të ri mendon se është në një nivel tjetër në krahasim me klubet e tjera.“Kam ardhur te Barca për të fituar. Është një skuadër që edhe pse ka fituar gjithçka, është akoma e uritur për tituj”.“Prandaj kam nënshkruar. Sepse unë gjithmonë dua të fitoj dhe kjo skuadër është në një nivel tjetër”.“E di se më të mirët janë te Barca dhe jam i lumtur që jam këtu, pikërisht për këtë. Do të angazhohem maksimalisht që të luaj sa më shumë ndeshje që mundem”, ka thënë 25-vjeçari për Barca Magazine.