Ribery: Spanja është më e mira në botë

Anësori francez, Franck Ribery, ka shprehur respektin e tij për kampionin e Evropës dhe botës, Spanjën, para ndeshjes së tyre në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014.Futbollisti i Bayern Munichut është i bindur se kombëtarja e tij do ta rrezikojë Furinë e Kuqe, por pranon se të zgjedhurit e Vicente del Bosque janë më të mirët në botë.“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi të fortë, të mbrohemi mirë dhe të luajmë lojën tonë kur ta marrim topin”.“Nuk ka nevojë për gënjeshtra. Mendoj se ata janë ekipi më i mirë në botë për momentin”, ka pohuar 29-vjeçari.