Van der Vaart: Nuk ishte ndeshje e bukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 09:07
Rafael van der Vaart thotë se pavarësisht se nuk ishte një ndeshje e shkëlqyeshme, e rëndësishme është që Holanda fitoi dhe grumbulloi tre pikë.Mesfushori i Hamburgut shënoi golin e parë në paraqitjen e tij të 101-të për Hollandën që fitoi 3-0 ndaj Andorrës.“E di se nuk ishte një ndeshje e shkëlqyeshme, por personalisht ishte bukur të shënoja”.“Sigurisht, kundërshtari nuk ishte shumë i mirë, por ne u përpoqëm të nxjerrim sa më shumë. Megjithatë, nuk kishte shumë hapësira për ne”, ka thënë Van der Vaart.