Rooney, shënuesi i pestë më i mirë i Anglisë

Sulmuesi anglez Wayne Rooney është bërë golashënuesi i pestë më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e tij, pasi mbrëmë shënoi dy herë në fitoren 5-0 ndaj San Marinos.Rooney hapi rezultatin me golin e tij të 30-të pasi Danny Welbeck kishte fituar një penalti për Tre Luanët, para se të shënojë edhe golin e tij të 31-të ndërkombëtar në pjesën e dytë.“Është e qartë se kjo është një nder i madh për mua. Ka disa lojtarë të shkëlqyeshëm këtu dhe të jesh golashënuesi i pestë më i mirë i Anglisë është diçka për të cilën jam shumë krenar”.“Shpresoj se do të ketë edhe shumë në të ardhmen, unë ende jam 26 vjeçar. Ka ende shumë, andaj shpresoj të shënoj më shumë”, ka thënë Rooney për ITV.