Lampard nuk do të largohet nga kombëtarja angleze

Mesfushori i Chelseat, Frank Lamard, nuk e ka në plan të largohet nga kombëtarja.Lampard është i bindur se duke luajtur për Anglinë do ta ndihmojë të ruajë standardet e larta prandaj nuk ka synim të heqë dorë.“Gjithë udhëtimi dhe mospasja e pushimit nuk është aq keq. Më pëlqen kjo dhe kënaqem. Disa lojtarë pensionohen nga futbolli ndërkombëtar dhe dëshirojnë t`i kalojnë pesë ditë pushim për të shkuar kudo ku dëshirojnë”.“Por në mes të sezonit më duket më mirë të vazhdoj të vrapoj. Ende ndjehem i gatshëm dhe në formë për aq gjatë sa kjo të vazhdojë”, ka thënë mesfushori anglez.