Sot zhvillohet ndeshja Shqipëri-Islandë
Kombëtarja shqiptare do të ndeshet sot me Islandën në stadiumin “Qemal Stafa”, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret “Brazil 2014″.Kuqezinjtë kanë një ëndërr, që është kualifikimi në finalet e një eventi të madh, si Botërori. Nëse Shqiperia i kalon me sukses dy ndeshjet ndaj Islandës por edhe ndaj Sllovenisë në datën 16 tetor, do të thotë se ëndrra mund të bëhet realitet.Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka konfirmuar më herët që këtë radhë veç atyre që dihen është rithirrur një lojtar i njohur siç është Debatik Curri.Shqipëria pas dy ndeshjeve të para, në eliminatoret e Botërorit "Brazil 2014", ka tre pikë, aq sa Islanda. Sllovenia i ka humbur dy ndeshjet e para dhe pretendon të bëjë kthesën në ndeshjet e radhës, me 16 tetor, kur do të luajë perballë Shqipërisë në stadiumin tonë kombëtar. Zvicra kryeson Grupin E me gjashtë pikë, pasi ka fituar dy ndeshjet e para ndaj Sllovenisë në Lubjane dhe ndaj Shqipërisë, në Lucerne.Finlandezi Toni Asuma do të jetë arbitri që do të gjykojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës I cili shquhet për rreptësinë e tij në gjykim.Ja lista e lojtarëve të kombëtares shqiptare që është publikuar nga De Biasi:1.Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo2. Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar3. Orges Shehi 20.09.1977 SK Skenderbeu4. Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio5. Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava6. Tefik Osmani 25.02.1985 KF Vllaznia7. Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina8. Mergim Mavraj 09.06.1986 Sppg Greuther Furth9. Debatik Curri 28.12.1983 Genlcerbirligi10. Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu11. Franc Veliu 11.11.1988 KF Flamurtari12. Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern13. Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina14. Burim Kukeli 16.01.1984 FC Zurich15. Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback16. Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu17. Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana18. Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan19. Armando Sadiku 27.05.1991 Lugano20. Alban Meha 26.04.1986 Paderborn 0721. Hamdi Salihi 19.01.1984 DC United22. Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt23. Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena24. Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava