Oferta të majme, Berlusconi kërkon me çdo kusht Guardiolën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 08:26
Silvio Berlusconi po e dëshiron me çdo kusht kalimin e Pep Guardiolës te Milani. Presidenti i Milanit thuhet se e ka ndërmend të udhëtoi në New York për të biseduar drejtpërdrejt me Pep Guardiolën, i cili jeton atje aktualisht.Mediat italiane theksojnë se oferta e Berlusconit për Guardiolën do të jetë 50 milion euro, për një kontratë 4 vjeçare. Berlusconi do të kërkoj nga Guardiola që të ndërtoj një strategji ashtu siç e bëri te Barcelona.Berlusconi do t`i premtoje investime të mëdha Guardiolës, duke mos kursyer asgjë që Milanin e tij ta bëj si Barcelona, për të cilën skuadër ka komplimentet më të mëdha.