Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobë për Vllazninë, -3 pikë për Besën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2014, 17:21
Këto janë Vendimet e Komisionit të Disiplinës pas ngjarjeve që ndodhën në javën e fundit të Supelrigës Shqiptare. Vllaznia është ndëshkuar me gjobë, ndërsa Besa do të duhet të nisë sezonin tjetër në Kategorinë e Parë me minus 3 pikë.Vendimet e plota1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të tifozerise dhe hedhje të sendeve të forta në fushen e lojes pa shkaktuar akte dhune, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 lekë, bazuar në nenin 66/1 të KDS.2. KF “Besa”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tirana”, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten minus 3(tre) pikë nga klasifikimi i sezonit të ardhshëm, bazuar në nenin 55/1 të KDS.