Hashim Mastur, gati debutimi me Milanin, 16 vjeçari do të hyjë në histori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2014, 16:52
Hashim Mastur, maroken me pasaportë italiane është vetëm 16 vjeç dhe vlerësohet si talenti më i madh në Itali. Drejtuesit e Milanit kanë menduar ta inkuadrojnë talentin me ekipin e parë, ai aktualisht bën pjesë tek të rinjtë e Inzagit.Afrimi i tij me skuadrën e parë të Milanit është një shenjë për ndërtimin e skuadrës, që trajneri i ardhshëm i kuqezinjve do ta ketë për objektiv kryesorë. Mastur gjithashtu ka bërë disa paraqitje me kombëtaren e të rinjve të Italisë.Sedorf mund ta përfshijë në mesin e 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Sasuolos dhe në rast se kjo gjë ndodh dhe holandezi vendos ta inkuadrojë për disa minuta në fushë, Mastur do të bëhet lojtari më i ri në historinë 115-vjeçare të Milanit që ka debutuar për këtë skuadër.