Dy skuadrat e Manchesteri-t bëjnë merkato te Roma
Klubi i Romës para disa ditësh firmosi me Miralem Pjanic zgjatjen e kontratës. Boshnjaku kërkohej nga PSG por zgjodhi të rinovojë me klubin kryeqytetas. Por menjëherë pas mbylljes së çështjes Pjanic janë dy klubet e Manchesteri-t që po shqetësojnë të gjithë tifozët e Romës.
Klubi i Manchester United kërkon nga Roma mesfushorin holandez Kevin Strootman. Ish-kapiteni i PSV Eindhoven po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë por kjo nuk e ka ndaluar klubin e United të bëjë gati një ofertë për të. Me sa duket trajneri i ardhshëm i klubit legjendar anglez Louis Van Gaal e kërkon me ngulm Strootman pasi e njeh mjaft mirë 24 vjeçarin duke qënë se e ka përfshirë shpesh në kombëtaren holandeze, kombëtare të cilën Van Gaal do ta drejtojë deri në përfundim të botërorit brazilian.Madje spekulohet se United ka gati një ofertë prej 37 milion eurosh për Romën që me bonuse të ndryshëm mund të arrijë deri në 40 milion euro, ose më saktë dyfishi i asaj që klubi verdhe e kuq i pagoi PSV një vit më parë.
Klubi i tjetër i Manchesterit ka vënë nën shënjestrën mbrojtësin maroken të Romës Mehdi Ben Atia. City kërkon të përforcojë mbrojtjen për sezonin tjetër pasi mosha e De Michelis nuk ofron garanci dhe për këtë ka evidentuar tek futbollisti i Romës lojtarin e duhur për të përforcuar prapavijën. Kampionët e Anglisë janë gati të kalojnë në llogaritë e klubit romanist 25 milion euro për ti rrëmbyer ish-lojtarin e Udineses. Nga ana tjetër edhe vetë lojtari duket i joshur nga një eksperiencë e re në Premier League. Na duhet të presim startin e merkatos për të parë nëse ofertat e dy klubeve të Manchester-it për dy lojtarët e Romës do të behën zyrtare apo jo.