Torres, ideja e re për sulmin e Interit

Interi do të tentojë të afrojë në ekip një sulmues me eksperiencë. Së fundmi në ambientin zikaltër, ka dalë në skenë emri i sulmuesit të Chelsea, Fernando Torres. Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Interit janë nisur për në Angli ku objektiv eshtë një sulmues nga Premer League.Pas emrave të shumëpërfolur si Soldado i Tottenham, apo Negredo i Mançester Sitit, trajneri i Interit Valer Mazzari ka shprehur dëshirën për të patur në ekip sulmuesin spanjoll, Fernando Torres.Interi po mendon dhe rrugën për të shkuar tek Torres. Zikaltërit mund të përfitojnë plot 25 mln euro nga shitja e Guarin dhe Alvarez, dhe të gjitha këto lek do të investohen për të arritur tek një sulmues me kualitet. Torres shihet si i duhuri për Interin, megjithatë nuk ka diçka konkrete. tratataviat mund të nisin në ditët në vazhdim.