Viktor Valdes i thotë "lamtumirë" Barcelonës nëpërmjet një letre
Pas plot 12 vitesh tek Barcelona, erdhi dhe momenti që portieri Viktor Valdes të lerë përfundmisht katalanasit. Ai ka vendosur të largohet nga Barcelona duke u komunikuar tifozave dhe drejtuesve vendimin me anë të një letre emocionale."Ka ardhur koha për t’iu thënë lamtumirë, lamtumirë për ju të gjithë. Për fat të keq nuk munda ta mbyll eksperiencën time te Barcelona duke luajtur futboll, sic do të më pëlqente, por kjo është jeta ndonjëherë. Këtë vit fati ka qenë mizor me mua në këtë drejtim. Unë kam pasur kohë për të shqyrtuar gjithcka kam bërë. Në këto momente nostalgjie më shfaqen vetëm falënderime për njerëzit që më kanë ndihmuar këtu. Për ta e kam dedikim këtë letër. Oriol Tort, José Antonio Pozanco, Juan Manuel Asensi, Ursicinio López, Albert Benaiges, Antonio Olmo, Juan Carlos Pérez Rojo, Pep Segura, Quique Costas, Joan Vilà, Jordi Castel…., të gjithë janë mësuesit e mi, që më bënë sportistin që gjithmonë kam ëndërruar. Këta njerëz më morën një djalë dhjetëvjeçar, derisa u rrita dhe mbrojta për 12 vite portën e Barcelonës në “Camp Nou”. Ju faleminderit të gjithëve!Falë Luis Van Gal, që tregoi guxim dhe vuri bast mbi talentin tim, jam këtu. Ai filloi ndërtimin e një klubi historik, pjesë e të cilit kam privilegjin të jem. Falenderime të përzemërta për holandezin!
Në sajë të Frenk Rajkard, fitova besimin dhe lavdinë e duhur, duke luajtur në Kupën Europiane në Paris. Kudo që të jeni, jua përsëris, jeta ime do të jetë gjithmonë borxh për ju.
Faleminderit Pep Guardiola, që më hape derën për të luajtur një lojë që të gjithë e patën zili. Ti ke qenë udhërrëfyesi im në rrugën që duhet të ndiqja për sukses dhe e kemi gjetur atë së bashku, apo jo?Faleminderit Tito Vilanova! Kudo që të jeni, ju falënderoj që më mësuat rrugën jo vetëm për të mbajtur si fitues një ekip, por edhe forcën e karakterin e nevojshëm për të përballuar jetën.
Në sajë të të gjithë atyre kolegëve me të cilët kam pasur kënaqësinë e ndarjes së punës së përditshme u ndjeva i rëndësishëm në këtë grup gjatë viteve . Për shkak të punës së përbashkët jemi këtu. Faleminderit zotërinj!Dhe sigurisht nuk dua të harroj gjënë më të rëndësishme për mua, për dymbëdhjetë vitet e fundit të veshur me fanellën e Barcelonës: pasuesit e mi besnikë. Në çdo gjë që ka ndodhur, ju ishit gjithmonë aty për të më dhënë inkurajim. Për mbështetjen tuaj një luftëtar ka nevojë në çdo kohë. Ju ishit atje, krenarë për mua në çdo festë, më mbështesnit në çdo ndeshje, duke më dërguar energji pozitive nga shkallët e stadiumit. Pa mbështetjen tuaj, unë nuk do të kisha qenë në gjendje ta bëja këtë karrierë në “Camp Nou”, vetëm. Faleminderit, ju falenderoj edhe juve njëmijë herë. Gjithmonë, forca Barça!”