Pero Pejiç mungon ndeshjen e parë në Champions, Skënderbeu kërkon një zvëndësues

Skënderbeu ka nisur të mendojë që tani për paraqitjen që do të bëjë  në Kupat e Europës. Ekipi i Mirel Josës do të duhet të luajë ndeshjen e parë në Champions, pa sulmuesin kryesor të ekipit, kroatin Pero Pejiç. Futbollisti është i dënuar nga Uefa pasi në edicionin e kaluar u ndëshkua me karton të kuq dhe u pezullua për 3 takime.Dy arriti ti shlyente që vitin e kaluar dhe një ndeshje i ka mbetur për këtë sezon. Duke parë që përveç Pejic, Skënderbeu nuk ka ndonjë lojtar që të mbajë i vetëm peshën e sulmit, pasi Andi Ribaj është i ri dhe pa shumë eksperiencë, drejtuesit po mendojnë që të afrojnë në ekip një sulmues vetëm për ndeshjet e Championsit.Emri më i lakuar i ditëve të fundit është sulmuesi i Besës, Fatjon Sefa. Ai është një futbollist që pëlqehet nga stafi i Skënderbeut dhe mund të arrihet lehtë. Dy emrat e tjerë janë Gilberto i Tiranës dhe Bushiç i Vllaznisë. Skënderbeu do t'ju bëjë ofertë këtyre futbollistëve për t'i afruan në ekip, por mbetet për t'u parë nëse ata do të pranojnë apo jo.