Kukësi - Flamurtari, finalja e Kupës luhet të dielën në "Qemal Stafa"

Sezoni 2013-2014 futbollistik i Superligës Shqiptare, sapo është mbyllur, por ka mbetur edhe një ndeshje shumë e rëndësishme për një kompeticion po kaq të rëndësishëm. Kukësi dhe Flamurtari do të përballen njëra me tjetrën në finalen e Kupës së Shqiprërisë. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë.Te dyja ekipet kanë si objektiv fitimin e këtij trofeu të rëndësishëm. Kukësi ka siguruar pjesmarrjen në Kupat e Europës dhe trofeu do të ishte "qershia mbi tortë" për këtë sezon. Flamurtari nga ana tjetër duhet të fitojë patjetër kupën për të marrë pjesë në Europë.Kjo ndeshje do të ketë një interesim të madh nga të dyja ekipet. Tifozeritë përkatëse po përgatiten prej ditësh lidhur me këtë ndeshje.Pjesmarrja do të jetë e madhe në shkallët e stadiumit dhe pritet një spektakël i garantuar.