Barcelona ofron 38 milion euro për David Luiz

Mediat angleze janë të sigurta, David Luiz do të jetë një lojtar i Barcelonës menjëherë pas përfundimit të kampionati botëror. Në Angli shkojnë dhe më tej kur bëjnë të ditur se akordi mes katalanasve dhe Chelsea-t tashmë është arritur dhe klubi londinez do të përfitojë nga ky transferim 38 milion euro.

Ndërkohë edhe akordi mes Luiz dhe klubit të Barcelonës është arritur dhe mbrojtësi brazilian do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin spanjoll menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës në Brazil.

Skuadra katalanase ka kohë që vuan për një qëndër mbrojtës të klasit të lartë, madje ka qënë e detyruar që shumicën e takimeve të tërheqë Mascheranon për mungesë alternativash ne prapavijë.Tashmë nëse gjithçka konfirmohet Barça do të përfitoj një nga mbrojtësit me të mirë në botë.

Nga ana tjetër shitja e David Luiz do ti sillte Chelsea-t financat e duhura për të investuar në merkato. Mourinho prej kohësh po kërkon një sulmues ku objektivi kryesor vazhdon të jetë Diego Costa. Tekniku portugez dëshiron të sjellë në Londër dhe një sërë lojtarësh të tjerë që do të ishin më të përshtatshëm për mënyrën e tij të lojës.Sot është mësuar interesi i Chelsea-t për dy mesfushorët e Tottenhamit Paulinho dhe Eriksen.Në këtë mënyrë kalimi i David Luiz do të ishte me fitim për të dyja klubet, Barcelona do të gjente më në fund dikë të aftë në qëndër të mbrojtjes për t’ja bashkuar Pique-s ndërsa Chelsea do të përfitonte ndjeshëm nga ana ekonomike.