Zyrtare: Mentor Mazrekaj largohet përfundimisht nga Partizani

Mentor Mazrekaj është larguar përfundimisht nga ekipi i Partizanit. Mesfushori kosovar nuk ka rënë dakord me drejtuesit e kuq për rinovimin e kontratës, dhe tashmë ka shkëputur zyrtarisht kontratën me klubin e kuq dhe momentalisht është një futbollist i lirë.Mazrekaj është dalluar si një futbollist shumë problemtatik tek partizani dhe kjo nuk është hera e parë që ai largohet. Edhe më parë e ka provuar këtë gjë por drejtuesit e kanë kthyer sërish në ekip. Këtë radhë gjerat janë ndryshe, vetë klubi i Partizanit ka konfirmuar prishjen e kontratës. për Mazrekajn ka disa oferta, ku Tirana dhe Kukësi duken klubet më afër tij, por ende nuk ka asgje konkrete.Ndërkohë tek Partizani ka edhe disa firma. Nderim Nexhipi arrin marrëveshjen me klubin. Lojtari më i spikatur i kampionatit tonë ka rënë dakord për të rinovuar kontratën me të kuqtë duke i dhënë kështu përfundimisht një herë e mirë fund zërave të cilët e konsideronin talentin maqedonas drejt një tjetër skuadre të Superligës. Edhe mbrojtësi kosovar Labinot Ibrahimi ka arritur marrëveshjen me klubin dhe do të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të vendit në sezonin e ardhshëm.