Roma, objektivi i parë në merkato është sulmuesi belg, Romelu Lukaku

Objektivi kryesor i Romës në mërkaton e verës do të jetë një sulmues qëndre. Drejtuesit e ekipit po punojnë fort për të sjellë në kryeqytet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Siç raportojnë mëdiat italiane, sytë janë hedhur nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku. Sulmuesi aktivizohet tek Everton por është i huazuar nga Chelsea i cili ka dhe kartonin e tij.Roma e ka një pistë të hapur për të shkuar tek Lukaku. Chelsea para pak ditësh ka bërë një ofertë për mbrojtesin e Romës, Benatia dhe mes kësaj tratative mund të përfshihet një shkëmbim i mundshëm. Lukaku është vetëm 21 vjeç dhe premton shumë për të ardhmen.Nëse nuk arrihet Lukaku, Roma ka gati dhe planin B. Sulmuesi 27 vjeçar i Shakhtar Donesk, Luiz Adriano gjithashtu pëlqehet shume nga drejtuesit "verdhezinj". Pritet të shohim si do rrjedhin ngjarjet.