Jorge Jesus : Kemi punuar 5 vjet për këtë projekt

Jesus:  Kemi punuar 5 vjet për këtë projektSezoni i jashtëzakonshëm i Benficës është rezultat i një pune pesë vjeçare. Trajneri Jorge Jesus ka folur në prag të finales së Europa League kundër Sevillas. Ai njihet si një teknik mjaftë punëtor por që në karrierën e tij ka treguar pak klube të njohura. Jesus ka ndihmuar shumë në rindërtimin Benficës që nga viti 2009 kur mori drejtimin e klubit portugez.Strategu i shqiponjave përfundoi pritjen 5 vjeçare për të fituar kampionatin duke dominuar nga java e parë në të fundit, dhe është në prag të një suksesi të trefisht për këse sezon,, duke fituar kampionatin , mundësin për të luajtur sot finalen e Kupës Uefa dhe të dielën ë Kupës së Portugalisë."Ne kemi punuar shumë për 5 vjet për këtë projekt," tha Jezus në konferencë shtypi në stadiumin e Juventusit."Ne nuk kemi arritur vetëm këtë pikë rastësisht. Puna jonë është shpërblyer duke arritur deri këtu. Gjithmonë do punojmë për të qenë pjesë e fianleve të mëdha.Benfica u mund 2-1 nga Chelsea në finalen e vitit të kaluar, humbja e shtatë të njëpasnjëshme në finale evropiane.Ai shtoi: "Fakti që ne kemi qenë në finalen e vitit të kaluar na jep më shumë besim, por kjo nuk do të thotë që ne do të fitojmë. Nuk ka favorit".Jesus më pas u ndal edhe të mallkimi vel Guttmann, trajneri hungarez fund i cili udhëhoqi Benfiëcën në Kupës Evropiane tyre duke I fituar në vitin 1961 dhe 1962. "Shumica e lojtarëve tanë nuk janë ende të informuar në lidhje me këtë fakt. Kjo është diçka që duhet harruar" -tha trajneri i Benfikës në prag të ndeshjes ndaj Seviljes