Finalja e Europa League Benfica – Sevilla, formacionet e mundshme

Sonte në orën 20 : 45 në “ Juventus Stadium “ do të zhvillohet finalja e madhe e Europa League-s. Përballë do të jenë Benfica e Jorge Jesus e cila në gjysmë-finale eliminoi një nga pretendentët kryesor italianët e Juventusit dhe Sevilla e cila u kualifikua për në finale vetëm në sekondat e fundit falë golit të M’Bia.Benfica kërkon trofeun e parë të historisë së saj në këtë kompeticion, pasi i shkoj shumë afër në edicionin e kaluar ku në finale u mund në shtesë nga Chelsea, ndërsa Sevilla e Unai Emery do të kërkojë ta fitojë për herë të 3-të Europa League-n pas 2 triumfeve radhazi në vitët 2006, 2007.Jorge Jesus me shumë mundësi do të aplikojë skemën e tij të preferuar pra 4-4-2. Titullar në finalen e sotme për luzitanët mund të jenë këta lojtarë : Në portë Obliak, në mrojtje nga e majta në të djathtë do të jenë Siqueira, Garay, kapiteni Luizao dhe PereiraNë mesfushë do të luajnë Gaitan nga e djathta, Gomes dhe Amorim në qëndër dhe Sulejmani nga e majta, sulmi do te jetë i përbërë nga dyshja Lima- Rodrigo.Unay Emery do ti përgjigjet kolegut të tij portugez me skemën 4-2-3-1. Formacioni i mundshëm i Sevillës mund të jetë : Në portë Beto, 4-shja e mbrojtjes do të përbëhet nga Navarro, Facio, Pereha dhe KokePara tyre në mesfushë do të luajnë heroi i gjysmë-finales M’bia dhe Carrizo ndërsa Marco Marin, Rakitic dhe Reyes do të mbështesin Bakën të vetëm në sulm.Megjithëse ndoshta nuk do të ketë prestigjin e finales së Ligës së Kampionëve, përsëri kjo përballje pritet të dhurojë spektakël dhe emocione pa fund.