Barcelona dhe Real Madridi kërkojnë Arturo Vidal
Gjigandët spanjoll të Barcelonës dhe Realit të Madridit janë në gjurmët e mesfushorit të Juventusit Arturo Vidal.Kileni po rikuperohet nga ndërhyrja në meniskun e gjurit të djathtë, ndërhyrje që u krye pikërisht në qytetin Barcelonës. Nuk e dimë nëse drejtuesit blaugrana kanë shfrytëzuar atë rast për të biseduar me futbollistin e Juves.Katalanasit janë vënë në kërkim të një mesfushori që mund ti garantojë cilësi dhe forcë fizike, dhe me sa kuptohet Vidal është ai që i përgjijet më së miri kërkesave të Barçës.Blaugrana mund të përfshijnë edhe Sanchez në bisedime pasi dihet pëlqimi që Antonio Conte ka për ish-lojtarin e Udineses.Nga ana tjetër madrilenët e Realit kanë kohë që kanë shprehur interesin e tyre për lojtarin e kombëtares kilene. Madje janë të gatshëm ti ofrojnë bardh e zinjve edhe kartonin e Alvaro Moratës për të marrë shërbimet e Vidal.Mesfusha e galaktikave është e përbërë aktualisht nga dy lojtarë mjaft cilësorë si Xavi Alonso dhe Modric, por nëse kileni i bashkohet madrilenëve atëherë me të vërtetë që mesfusha e Realit do të ishte e blinduar me lojtar të klasit të lartë.Klubi i Juventusit nga ana e tjetër kërkon jo më pak se 40 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin, shifër kjo që do ti jepte mundësi bardh e zinjve jo vetëm që të mbanin Pogban në Torino por edhe të investonin në merkato për të sjellë në “ Juventus Stadium “ një tjetër lojtar cilësor, ku si objektiva të mundshëm janë përmendur më parë edhe Cuadrado apo Edin Dzeko.Na duhet të presim merkatos verore për të parë se për cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm “ Luftëtari “ i Juventusit Arturo Vidal.