Chelsea kërkon Paulinhon dhe Eriksen nga Totenhami

Parashikohet një verë e nxehtë përsa i përket merkatos. Grupi aktual i lojtarëve të Chelsea-t është pak a shumë i njëjti që Mourinho trashëgoi nga para ardhësi i tij Benitez ndërkohë që këtë verë portugezi kërkon të afrojë tek blutë ata futbollistë që i përshtaten më mirë lojës së tij.Mësohet nga mediat angleze se klubi londinez ka shfaqur interes për dy mesfushorët e Totenhamit, Paulinho dhe Eriksen. Braziliani mbërriti në fillim të këtij sezoni në “ White Hart Lane “ nga klubi i Corinthiasi-t duke lënë përshtypje mjaft të mira tek skuadra e tij e re, ndëorkohë që Eriksen ka konfirmuar se është një nga të rinjtë më të talentuar në Europë, duke treguar shpesh herë se meriton të luajë në një klub te madh. Raportohet se klubi nga “ Stamford Bridge “ ka përgatitur një ofertë prej 54 milion eurosh për dy mesfushorët e Totenhami-t.Një shifër që me shumë mundësi do të merret në konsideratë nga Spursa-t. Totenhami shpenzoi një vit me parë 34 milon euro për të dy këta futbollistë ndërkohë që në qoftë se i lejon dy lojtarët të largohen për tek londinezët për shifrën e 54 milion eurove atëherë fitimi do të ishte 20 milion euro. Një fitim mjaft i konsiderueshëm për londinezët e Totenhami-t po të mendosh që ka kaluar vetëm një vit nga blerja e Paulinhos dhe Erikseni-t.Nga ana tjetër blutë e Londrës mund të përfitojnë financat e duhura pas shitjes së David Luiz-it tek Barcelona, pasi interesi i këtyre të fundit për brazilianin e Chelsea-t po shtohet dita ditës. Edhe Hazard duket pranë largimit me PSG në “ pole position “ për të marr shërbimet e tij. Në këtë mënyrë Mourinho do të kishte financat e duhura jo vetëm për afruar në skuadër 25 vjeçarin Paulinho dhe danezin Christian Eriksen por edhe sulmuesin e Atletico Madridit Diego Costa për të cilin trajneri luzitan ka kohë që ka dhënë vlerësimin e tij maksimal.