Florian Marku, kampion në Kick-Box

Një tjetër sportist shqiptar shkëlqen në arenat e Gjermanisë, duke fituar titullin kampion bote në Kik Boks. Florian Marku arriti t’i rrëmbente gjerdanin e artë rusit Simon Poskotin në WKU dhe WKA, në kategorinë 72.5 kg, në një sfidë mjaft emocionuese të zhvilluar në Mynih të Gjermanisë. Edhe pse Poskotin shkonte si favorit në këtë duel, shqiptari Marku jo vetëm që arriti t’u rezistonte goditjeve të kundërshtarit, por fitoi terren pas cdo raundi duke u shpallur në fund fitues me pikë. 

Kjo përballje është transmetuar drejtpërdrejt edhe nga telivizioni gjerman Sat 1, duke u dhënë mundësi të gjithë të apasionuarve të këtij sporti që të shijojnë përballje të ashpër dhe me plot rivalitet, ku shqiptari Marku tregoi karakterin e një luftëtari të vërtetë.

Marku është një kiks bokser shumë i zhdërvjellët, eksploziv dhe shumë premtues, i cili i sukseset më të mëdha i ka arritur në K-1, por me suksesin e fundit ambiciet e tij shkojnë shumë më larg.

Marrë nga: Assport