Luke Shaw është një lojtar i Manchester United.
Mediat angleze raportojnë se është arritur akordi mes klubit të United dhe atij të Southamptonit për kalimin e Shaw tek klubi legjendar anglez. Mësohet se Southamptoni do të përfitoj 26 milion sterlina nga ky transferim.Futbollisti i kombëtares angleze ka zhvilluar një sezon fantastik nën drejtimin e Pochetinos duke qënë një nga protagonistët kryesor të skuadrës së Southamptonit e cila u pozicionua në mesin e renditjes duke mos rrezikuar për asnjë moment rënien në Championship.Paraqitjet e talentit 18 vjeçar bëne qe ai të përzgjidhej në 11-en më të mirë te sezonit nga federata angleze e futbollit ndërkohë që edhe trajneri i përfaqësueses së " Tre Luanëve " Roy Hodgson e përfshiu në listën e lojtarve që do të përfaqësojnë Anglinë në botërorin e Brazilit.