Filipo Inzaghi : Ndjehem gati për të marr drejtimin e një skuadre të serisë A

Emri i Filipo Inzaghi-t ka javë që qarkullon si pasues i Clarence Seedorfi-t në stolin e Milanit. Ish sulmuesi i kombëtares italiane prej dy vitesh drejton të rinjtë kuq e zi dhe tashmë shprehet i gatshëm të marrë drejtimin e një skuadre të serisë A, me gjithë atë ai thekson se ka akoma dy vite kontratë me Milanin për të drejtuar të rinjtë.“ Unë ndihem plotësisht gati për të drejtuar një skuadër në serinë A, sigurisht jam i vetëdijshëm se nuk është e thjeshtë pasi kampionati italian është mjaft i vështirë por sërish e ndjej veten të aftë për të qënë në stolin e një skuadre të nivelit të lartë.Në fund të sezonit do të bisedoj me drejtuesit e klubit por e theksoi se kam një kontratë e cila më lidh me të rinjtë e Milanit edhe për dy vite. E kuptoj që rritja ime si trajner duhet të jetë graduale gjithsesi e përsëris edhe një herë se unë ndihem gati.” – u shpreh për mediat italiane Pippo InzaghiMë tej ish-sulmuesi i kuq e zinjve milanez u shpreh :“ Më erdhi mirë që Sassuolo më kërkoj në Janar, u ndjeva i vlerësuar. Përsa i përket Milanit jam i sigurt se në të ardhmen kjo skuadër do të kthehet në nivelet e dikurshme.” – përfundoi një kandidatët kryesor për të marr drejtimin e skuadrës italiane pas përfundimit të këtij sezoni.Skuadra e Milanit ka zhvilluar një nga sezonet më të dështuara të viteve të fundit ku me shumë mundësi nuk do të marr pjesë edicionin tjetër në asnjë kompeticion europian.