Luis Suarez, golashënuesi dhe futbollisti më i mirë i sezonit në Premier League

Edhe pse Liverpool nuk u shpall kampion i Premier League, kjo nuk do të thotë që për futbollistin kryesor të ekipit të kuq, Luis Suarez ky nuk ka qenë një nga sezonet më të mirë në aspektin personal. Padyshim një futbollist i jashtëzakonshëm.Në fundin e sezonit vijnë dhe çmimet për futbollistin nga Uruguai. Ai është shpallur golashënues i Premier League duke shënuar plot 31 gola gjatë këtij sezoni, dhe duke fituar "këpucën e artë".Gjithashtu Suarez ka marrë dhe çmimin prestigjoz si "futbollisti më i mirë i sezonit" jo vetëm tek ekipi i tij, por i të gjithë kampionatit. Suarez është dëshira ë shumë klubeve të mëdha europiane, por futbollisti ka vendosur të qëndrojë gjatë në "Anfild Road".