Giovinco, mirupafshim Juventus...e ardhmja tek Arsenal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2014, 17:49
Sipas shtypit britanik, Arsenal është gati që të afrojë në ekip sulmuesin e Juventusit, Sebastian Giovincon. Vetë trajneri i Arsenal, Venger, ka kërkuar shërbimet e italianit për të përforcuar repartin e sulmit.Arsenal është i gatshëm t'i ofrojë Giovincos një kontratë deri në gusht të vitit 2015.Tratativat kanë nisur dhe në ditët në vazhdim mund të kemi edhe gjera konkrete. Giovinco është i pakënaqur me aktivizimin e tij tek Juventus dhe kërkon më shumë hapësira. Ndoshta një aventurë jashtë italisë në këto momente do të ishte e duhura për shtatshkurtin juventin.