Kaka: Mendojmë për sezonin tjetër, këtë që sapo kaluam, ta harrojmë
Braziliani i Milanit,Rikardo Kaka, e ka cilësuar sezonin e fundit të Milanit një sezon të dështuar për kuqezinjtë. Kaka është shfaqur tepër i zhgënjyer pas humbjes në fundjavë kundër Atalantës, ku Milani humbi shansin për të marrë pjesë në Kupat e Europës."Ky sezon ishte vërtet shkatërrimtar për ne dhe shpresoj që në të ardhmen tifozët e Milanit të mos përjetojnë më një vit të tillë. Në fund të sezonit të gjithë duhet të reflektojmë dhe secili të bëjë bilancin e punës së tij." - tha KakaBraziliani foli gjithashtu edhe për të ardhmen e tij lidhur me Milanin. "Për momentin jam i fokusuar vetëm te ndeshja e ardhshme, por kam një kontratë me Milanin dhe personalisht nuk do e tradhtoj ekipin. Do qëndroj edhe një vit, dua të qëndroj." -mbylli deklaratën e tij Rikardo Kaka.