Juventus, nëse largohet Conte, gati Zidan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2014, 17:06
Zinedin Zidan ka shprehur hapur dëshirën se tashmë ka ardhur koha që të jetë trajner dhe do të drejtojë i vetëm një skuadër. Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të qëndronte më si zëvendësi i Ançelotit në pankinën e Realit.Kaq ka mjaftuar që drejtuesit e Juventusit të sjellin në mendje emrin më të ri në mendjen e tyre për stolin e "zonjës" nëse largohet trajneri aktual Conte. Zidane mund të jetë njëri nga kandidatët seriozë e fortë të familjes Anjeli, sigurisht nëse në ditët në vazhdim merr dorëheqjen e Kontes. Nga ana tjetër, 41- vjeçari do të mirëpritej nga tërë ambienti torinez që kujton ende me qejf lojtarin që i mrekulloi nga 1996-2001.