Gilberto refuzon 70 mijë euro nga Tirana, e josh Skënderbeu
Tirana i ka ofruar sulmuesit brazilian një pagesë prej 70 mijë eurosh për sezonin e ardhshëm. Por Gilberto nuk e ka pranuar një ofertë të tillë. Me ofertën e re, braziliani do të merrte dyfishin e pagës aktuale dhe në total, pritej që të përfitonte rreth 70 mijë dollarë.Braziliani ka pasur disa oferta nga Malajzia në mes të eksperiencës së tij me bardheblutë dhe drejtuesit e Tiranës nuk e lejuan atë që të largohet. Kjo e ka zemëruar së teërmi lojtarin dhe tani ai po sheh mundësinë e largimit.Së fundmi ka dalë në skenë emri i Skënderbeut, si klubi që kërkon shërbimet e sulmuesit brazilian, dhe kjo ide duket se i pëlqen dhe vetë Gilbertos. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ai ka shprehur dëshirën për t'ju bashkuar kampionëve. Gjithçka mbetet në kuadrin e fjalëve dhe do presim sesi do rrjedhin ngjarjet.