Cerezo : Mes Atletico-s dhe Barçës mundësitë janë të barabarta
Presidenti i Atletico Madridit Enrique Cerezo gjatë një interviste për mediat spanjolle u shpreh se takimi që do të përcaktoj se cila skuadër do të shpallet kampione në La Liga do të jetë mjaft i vështirë si për Atletico-n ashtu edhe për Barcelonën.Skuadra e Simeones do të përballet këtë fundjavë me katalanasit e Martinos, një ndeshje që në fund do të ndaj se kush do të jetë kampione Spanjës.“ Kampionati i këtij viti ka qënë i denjë për një skenar filmi thriller, me shumë të papritura. Unë mendoj se shanset janë 50 me 50, personalisht nuk shoh asnjë favoritë në supersfidën e kësaj fundjave. Besoj se dot jetë një ndeshje mjaft e vështirë si për Atketicon ashtu edhe për Barcelonën. “ - u shpreh presidenti i “ los colchoneros “.Në fund Cerezo foli edhe për situatën e portierit të tij aktual Thibaut Courtois i cili sezonin e ardhshëm mund të mbrojë portën blaugrana.“ Unë e shoh e Courtois më afër Atletico-s se sa Barcelonës, me gjithë atë në fund është klubi i Chelsea-t që do të vendosë për gjithçka.” – përfundoi pronari i Atletico Madrid Enrique CerezoSkuadra e Diego Simeones ka shfaqur ndoshta futbollin më të bukur për gjatë gjithë këtij sezoni dhe tashmë ka mundësinë e artë të fitoj si La Ligan po ashtu edhe Ligën e Kampionëve.