Chelsea gati ti ofrojë Atletico-s Lukakun për ti marr Diego Costën
Mësohet sot nga mediat britanike se klubi i Chelsea i ka ofruar Atletico Madridit Romelu Lukakun për ti bindur këta të fundit të heqin dorë nga Diego Costa.Sulmuesi belg ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer tek skuadra e Evertonit duke qënë protagonisti kryesor i skuadrës nga Liverpooli. Shumë klube janë interesuar për talentin 21 vjeçar i cili ndërmjet tyre edhe Milani, por klubi i Chelsea-t që zotëron kartonin e tij është gati t’ia ofrojë ish-futbollistin e Anderlecht-it Atletico-s se Madridit për të përfituar shërbimet e Diego Costës.Sulmuesi braziliano-spanjoll është prej kohësh në listën e dëshirave të trajnerit Mourinho. Ai ka një klauzolë në kontratën e tij e cila e lejon të largohet nëse një klub i paguan madrilenëve 40 milion euro, nga ana tjetër Lukaku nuk ka marrëdhënie të mira me teknikun portugez me të cilin pati një debat të ndezur para se të kalonte tek Evertoni.Akoma nuk dihet nëse belgu do ta mirëpriste një kalim në Spanjë për shkak edhe të çështjeve të lidhura më racizmin por e sigurt është se klubi i londinez po provon ta shfrytëzojë kartonin e 21-vjeçarit për të arritur tek Costa.Në fakt futbollisti i kombëtares së Wilmots ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe një sezon tek Evertoni, skuadër për të cilën ai shënoi 16 herë këtë sezon, por Jose Mourinho ka deklaruar se do të jetë vetë trajneri i Chelsea që do të vendosë për të ardhmen e Lukakut. Ndoshta tekniku nga Setubali që në atë moment e kishte të qartë në mendje s për çfarë i duhej më shumë talenti nga Belgjika dhe me sa duket nuk kanë qënë aftësitë e tij por mundësia për ta përdorur më një qëllim të caktuar. Ish-trajneri i Realit po bën të pa mundurën që vitin e ardhshëm Diego Costa të bëhet pika e referimit për sulmin e skuadrës londineze.