FOTOLAJM: "Tifozat Kuq e Zi" takojnë Armando Sadikun në klinikë

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Rikuperimi i tij do të jetë një proces që do të zgjasë më shumë se 6 muaj. Dëmtimi i tij vjen në një moment të papërshtatshëm paso kombëtarja jonë ka nevojë për sulmues. "Tifozat Kuq e Zi" që jetojnë në Zvicër kanë vizituar futbollistin në klinikën ku ai është shtruar, duke i treguar mbështetje maksimale. Futbollisti ka pozuar me ta, dhe me shallin e ekipit kombëtar.