Rio Ferdinand largohet nga United, mbrojtësit legjendar nuk iu ofrua rinovimi

Mbrojtësi anglez i Manchester United largohet zyrtarisht nga Manchester United. Futbollisti i jep fund karrierës me United pas plot 12 vitesh. Mbrojtësit iu komunikua nga klubi se nuk do t’i rinovohet kontrata, dhe 35- vjeçari, i cili numëron 454 prezenca me “djajtë” tashmë do të jetë zyrtarisht jashtë klubit.Në një prononcim të shkrurtër për mediat angleze, Ferdinand tha: "Kam menduar gjatë për 12 vitet e mia fantastike, në atë që për mua është klubi më i mirë në botë, dhe vendosa se është momenti i duhur për t’u larguar dhe kërkuar një aventurë të re”.Me shumë mundësi, Ferdinand do të vazhdojë karrierrën në Amerikë ku dy ekipet e interesuara janë Los Angelos Galaxy, dhe New York.