Alban Meha mer çmimin, "futbollisti i sezonit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2014, 13:26
Nuk kanë fund vlersimet për mesfushorin e kombëtares Shqiptare, Alban Meha. Ekipi i tij, Padeborn, arriti të ngjitet në Bundesligën e parë gjermane dhe Meha ishte një nga më të mirët duke dhenë një kontribut tepër të madh në këtë arritje, si me golat, ashtu dhe me lojën e tij.Pas çmimit që mori pak ditë më parë si futbollisti më i mirë i ekipit të tij Padeborn, ku u zgjodh me vota nga tifozat, Alban Meha ka marrë në dorë pikërisht këtë çmim nga klubi i tij."Sapo plotësova një ëndërr, jam shumë i lumtur, shpresoj që mos ndalem dhe të ndihmoj ekipin të bëjmë gjera të mëdha dhe në Bundesilgë." -tha Meha. Futbollisti kosovar është dhe një pikë e fortë e kombëtares dhe trajneri De Biazi ka shumë besim tek ai.