Neymar: Nuk do ta mbyll karrierën te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur se po planifikon të rikthehet në Santos, për të mbyllur karrierën te klubi brazilian. M,esa duket mesfushori sulmue s katalanasve nuk dëshiron që ta mbyll karrierën te skuadra e blugranëve.Neymar iu bashkua klubit katalans nga Santos gjatë verës së vitit të kaluar, por ai dëshiron që në të ardhmen të rikthehet në vendlindjen e tij për t'i dhënë fund karrierës me klubin që e afirmoi në nivelin më të lartë të futbollit botëror."Do të më pëlqente të luaja për një klub tjetër në Brazil, por dua të përfundoj karrierën te Santos", deklaroi Neymar gjatë një interviste me të përditshmen braziliane O'Globo."Por, nëse më ofrohet mundësia të luaj në ndonjë klub tjetër brazilian, do ta shfrytëzoj", u shpreh ai.Neymar më pas vijoi duke treguar se ka pasur disa arsye për tu larguar nga santosi, duke theksuar se dëshironte një aventurë të e në la liga dhe në Ligën e kampioneve."Nuk e kam bërë vetëm për para, sepse nuk është kjo arsyeja e largimit. Doja të jetoj një ëndërr, të luaja në kompeticione të tjera të rëndësishme si Champions League. të rritesha dhe të zhvillohesha më shumë,si dhe të mësoja gjuhë të huaj. Këto ishin disa motive se pse zgjodha të transferohesha në Europë"Neymar është aktualisht një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës, ndërsa pritet të luajë rolin e liderit të Brazilit në Kampionatin botëror Braziliani ka shënuar 15 gola në 40 ndeshje në të gjitha komepticionet për Barcelonën në këtë sezon.