Robben: Largimi nga Reali vendimi më i mirë në jetën time

Arjen Robben beson se largimi nga Real Madrid për te Bayern Munich në verën e vitit 2009 ishte vendimi më i mirë i jetës së tij. Ylli holandez i tha lamtumirë klubit spanjoll vetëm dy vjet pas ardhjes në Santiago Bernabeu dhe u shndërrua në një prej futbollistëve kryesor në Allianz Arena.Robben fitoi gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve me Bayernin dhe nuk pendohet që u largua nga kryeqyteti spanjoll."Largimi nga Madridi për te Bayerni ishte vendimi më i mirë në jetën time", deklaroi Robben për faqen zyrtare të Bayernit. 30-vjeçari gjithashtu foli edhe për finalen me Borussia Dortmundin në Kupën e Gjermanisë, dhe pranoi se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për skuadrën e tij."Nëse luajmë me potencialin tonë të plotë dhe luajmë si ekip, ne kemi atë që nevojitet për të fituar kupën. Është një sezon shumë i mirë, dhe nëse e fitojmë edhe kupën do të mund ta quajmë të mrekullueshëm", u shpreh ai.Finalja e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet në Berlin të shtunën dhe pritet të dhuroj spektakël. Ndërkohë sa I përket Robben ai pritet të jetë protagonist gjatë verës në Botëror me kombëtaren e Hollandës.