Arbitra Shqiptarë për miqësoren e 30 majit, Spanjë - Bolivi

Duket se niveli i arbitërimit në vendin tonë sa vjen dhe po pëson një ngritje graduale. Njëra nga 3-shet më të mira që arbitërojnë në Superligën Shqiptare, por janë njëkohësisht dhe arbirtra të Fifas do të kenë fatin të gjykojnë kampionët e botës në futboll, Spanjën, në miqësoren me Bolivinë.Gjyqtari shqiptar, Lorenc Jemini dhe dy ndihmësit e tij anësorë Ermal Barushi e Denis Rexha kanë këtë fat. Kampionët e botës do të përballen më 30 maj në Sevilla me kombëtaren eBolivisë, si përgatitje për Botërorin e kësaj vere.Të 3 arbitrat Shqiptarë do të përpiqen të bëjnë një paraqitje sa më të mirë, pasi do të kenë përballë disa nga yjet absolutisht më të mirët në botë.