Mbrëmja NBA, triumfojnë Miami Heat dhe Portland
Në takimet e zhvilluara mbrëmë të vlefshme për fazën e “ Play Off “-it në kampionatin amerikan të basketbollit të fituara kanë dalë skuadra e Miamit dhe ajo e Portland Trail Blazers.Në “ Braclays Center “ të gjithë të pranishmit kanë parë me sytë e tyre show-n personal të LeBron James. 4 herë fituesi i çmimit “ Lojtari më i mirë i vitit “ ka dhuruar spektakël duke mundur pothuajse i vetëm skuadrën e Brooklyn Nets.Skuadra nga New Yorku luftoi gjatë gjithë kohës, dh ishin vetëm minutat e fundit ato që i dhanë zgjidhje takimit, por me një James në formë të tillë është e vështirë për këdo. Në fund pikët e shënuara nga ylli Miamit ishin 49 ndërsa gjithçka u mbyll me fitoren e skuadrës nga Florida 102 – 96. Tashmë Heat-sat udhëheqin 3 – 1 serinë dhe mund ta prejn biletën për në finalen e konferencës së Lindjes që takimin e ardhshëm i cili do të zhvillohet pas dy ditësh në “ American Airlines Arena “ të Miamit.Në konferencën e perëndimit ngushton diferencën skuadra e Portland.San Antonio kishte mundësinë që me një fitore të mundshme të kalonte në finalen e konferencës por forma e mirë e Lillard bëri që skuadra e Popovich të dorëzohej në këtë takim të 4-ët. Dy pjesët e para ishin mjaft të ekuilibruar dhe në pushim tabela shënonte Portland 50 San Antonio 48. Në pjesën e 3-të gjithçka foli për skuadrën nga Oregon e cila falë pikëve të Aldridge krijoi shkëputjen e cila në fund rezultoi vendimtare. Rezultati përfundimtar Portland 103 San Antonio Spurs 92. Protagonistë për Blazersat ishin Lillard me 25 pikë dhe LaMarcus Aldridge me 19. Të pa mjaftueshëm për Spurs-at 14 pikët e Tony Parker.Gjithçka do të zhvendoset në “ AT and T Center “ të San Antonios ku skuadra nga Teksasi nëse arrin ti mund Blazersa-t do të bëhet edhe finalistja e parë në konferencën e perëndimit.