Louis Van Gaal : Do ta rikthejë Manchester United në majat e futbollit

Louis Van Gaal do të emërohet zyrtarisht trajneri i ri i Manchester United këtë javë. Holandezi do të firmosë një kontratë nga e cila do të përfitojë 8.5 milion euro në sezon.Van Gaal për momentin drejton përfaqësuesen holandeze të cilën do ta udhëheqë deri në fund të kampionatit botëror më pas në fund të Korriku-t do të nisë aventurën e re në stolin e skuadrës legjendare angleze.Ish-trajneri i Ajax-it është i bindur se lojtarët me të cilët do të punojë do ta përqafojnë filozofinë e tij dhe mënyrën e lojës që ai aplikon. Van Gaal tregohet gjithashtu i bindur se do të jetë i aftë ta rikthejë United në majat e futbollit europian.“ Në karrierën time kam stërvitur shumë futbollistë të cilët janë mahnitur nga filozofia ime e lojës. Ata kanë qënë të lumtur nga mënyra ime e lojës pasi është njëkohësisht sulmuese, teknike dhe taktike.” – deklaroi tekniku 62 vjeçar.Më tej ish-trajneri i Barcelonës u shpreh :“ Unë do ta mbështes gjithmonë vizionin tim për futbollin dhe për këtë po ju them se me një 4-3-3 të pastër, sepse gjithmonë jam munduar ta aplikoj këtë skemë e cila i përgjigjet idesë time për mënyrën e të luajturit. Jam i sigurt se së bashku me skuadrën do ta rikthejmë Manchester United aty ku i takon, pra mes më të mirëve të Europës. “ - u shpreh trajneri holandez.Në fund tekniku aktual i tulipanëve foli për ndihmësin e tij të ardhshëm tek United dhe për ingranimin e lojtarëve të rinj në skuadrën e parë.“ Kur shkoj tek një klub i ri kërkoj gjithmonë dikush nga stafi ekzistues të qëndroj me mua, e kam bërë këtë edhe te Bajerni i Mynihut dhe për këtë po ju konfirmoj se i kam kërkuar Ryan Giggs-it të jetë ndihmësi im sezonin e ardhshëm. Do të më ndihmonte vërtet shumë. Unë i studioj shumë lojtarët e rinj, i afroi ata në ekipin e parë për ti vëzhguar nga afër, për mua nëse dikush bën atë që duhet nuk ka rëndësi se çfarë moshe tregon karta e tij e identitetit.” – përfundoi trajneri i ardhshëm i Manchester United Louis Van Gaal.Holandezi do të ketë mundësi ta përforcojë ndjeshëm skuadrën gjatë merkatos së verës pasi familja Glazer pronare e United i ka vënë në dispozicion trajnerit 180 milion euro për ti shpenzuar gjatë sesionit të ardhshëm të merkatos.