Spalletti në " pole position " për stolin e Milanit

Clarence Seedorf do të shkarkohet shumë shpejt nga drejtimi i Milanit, por emri i pasuesit të tij ndryshon nga ora në orë, në qoftë se dje ishte Inzaghi kandidati kryesor sot mediat italiane raportojnë se më afër stolit të kuq e zinjve ndodhet Luciano Spalletti.Problemi për afrimin e ish-teknikut të Zenitit vazhdon të jetë i njëjti, ai i pagës vjetore. Tek klubi rus Spalletti përfitonte 4 milion euro në vit ndërsa tek klubi milanez maksimumi që mund ti ofrohet është 2.5 milion, me gjithë atë dëshira e madhe e trajnerit italian për të drejtuar kuq e zinjtë dëshirë që tekniku toskan e ka shfaqur edhe më parë mund të bëjë që gjithçka të marrë zgjidhje pa shumë ndërlikime.Mediat italiane gjithashtu raportojnë një lajm që duket sa surprizë aq edhe i pa besueshëm për momentin.Mësohet se Milani po monitoron situatën e Antonio Contes. Tekniku i Juventusit akoma nuk rënë dakord për të rinovuar kontratën e cila mbaron në fund të sezonit tjetër dhe spekulohet se drejtuesit kuq e zi mund të jenë të gatshëm të hyn mes trajnerit dhe klubit kampion të Italisë . Madje mediat fqinje kanë shkuar dhe më tej kur raportojnë se ka patur edhe një telefonatë mes administratorit të deleguar të Milanit Adriano Galliani dhe Antonio Contes, telefonatë e mohuar kategorikisht nga të dyja palët, ashtu si është mohuar edhe interesimi i kuq e zinjve për teknikun aktual të Benficës Jorge Jesus.Për sot në “ pole position “ qëndron Luciano Spalletti, me gjithë atë kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt pasi favoriti kryesor për të drejtuar Milanin edicioni pas ardhës, kohët e fundit po ndryshon nga ora në orë.